Llabani: Ahmetaj ka pasur mbështetje nga ndërkombëtarët. Para vendimit të SPAK u takua me ambasadorë  (VIDEO)

Llabani: Ahmetaj ka pasur mbështetje nga ndërkombëtarët. Para vendimit të SPAK u takua me ambasadorë (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani deklaroi në MCN Live se beson që ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka pasur akses dhe mbështetje nga faktori ndërkombëtar. Llabani solli në vëmendje se Ahmetaj ka pasur takime me disa ambasadorë para se të njihej me vendimin e SPAK. “Provat janë të gjitha biletat e udhëtimit që ai ka kryer që nga viti 2012. Në dosje thuhet që renditen disa udhëtime që Ahmetaj ka me Mirel Mërtirin. Ka disa tabulate telefonike që SPAK i konsideron si indicie për të shkuar të provat. Ka edhe disa prova të tjera, që shumë figura të ekranit kanë qenë pak kohë më SPAK, për të provuar një lloj bashkëpunimi të një ndërtuesi dhe z.Ahmetaj, që pretendohet se ka pjesë të këtij ndërtimi dhe kanë shitur në mënyrë fiktive apartamente. Është vila apo banesa e bashkëjetueses. Z. Ahmetaj është shumë i qetë....Ka zyrtarë dhe politikanë që në momentin që kanë marrë vesh që kanë dosje në SPAK janë zhdukur, kanë mbyllur telefonin, kanë ndryshuar numrin, nuk kontaktojnë. A ka pasur Ahmetaj një lloj aksesi dhe mbështetje nga faktori ndërkombëtar? Unë besoj se po. Ka informacione se Ahmetaj përpara se të njihej me vendimin e SPAK ka qenë në disa seli diplomatike ku ka takuar ambasadorë për t’i vënë ata në dijeni të të gjitha fakteve”, tha Llabani. Ajo zbuloi po ashtu se pak ditë më parë një gjyqtar ka refuzuar kërkesën e një prokurori për arrestimin e një ish-ministri tjetër të PS. Llabani shtoi se: "Ahmetaj mund ta zbërthejë skemën, në mos e ka zbërthyer. Ahmetaj ka kohë që punon, ka kohë që mbrohet. Ka kryer edhe shumë takime private me institucione të rëndësisë së veçantë, me diplomatë të huaj që kanë akses dhe kredibilitet në Shqipëri. Mund të ketë surpriza. Mund të kemi edhe një çudi të bërë nga ai për të dalë i larë nga kjo histori".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy