Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur mbledhjen ku po diskutohet për fatin e mandatit të kreut të KLP Alfred Ballës.
Ky i fundit u përjashtua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë me vendim të Kolegjit të Posaçëm i Apelimit. Balla ka refuzuar të ushtrojë procesin e Vetingut, me argumentin se ai nuk kishte statusin e magjistratit.

Në fjalën e mbajtur prokuori Sokol Stojani tha se mundësia e vetme për Ballën mbetet Gjykata e Strasburgut.
“Dua të them që çdo pretendim që ka lidhur me vendimin e Kolegjit të Apelimit, ka vetëm një mundësi që thotë Kushtetuta, Gjykata Europaine e të Drejtave të Njeriut. Atje mund të orientohen. Siç përmendët atë kolegen tone të nderuar, e fitoi me shumë dinjitet”, tha ai.



