Vrasja te lulishte “1 Maji”, gjykata jep vendimin për vrasësit e dy të rinjve

Vrasja te lulishte “1 Maji”, gjykata jep vendimin për vrasësit e dy të rinjve

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për vrasjen e dyfishtë të ndodhur një vit më parë te lulishte “1 Maji” në Tiranë.

Gjykata ka dënuar me burg për jetë Sael Sulajn dhe me 30 vjet Vasil Çavon.

Sulaj dhe Çavo, në tetor të viti të kaluar vranë dy të rinjtë Kevin Rugova dhe Aurora Oskian si dhe plagosën Elvis Gjeçën.

Ngjarja

Në bazë të veprimeve hetimore të organit të akuzës,  rezulton se më 1 tetor 2015, rreth orës 19:45, në rrugën “Beqir Rusi”, në sheshin mes pallateve afër Lulishtes “1 Maji”, dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një autoveture të markës BMV, seria 5, në të cilën sapo kishin hipur dhe po largoheshin shtetasit Elvis Gaçaj, drejtues, Aurora Oskian, pasagjere në vend të parë, Kevin Rugova dhe E.GJ, pasagjerë në ndenjësen e pasme, të ulur përkatësisht pas Aurorës dhe Elvisit. Nga goditjet me breshëri me armë automatike kallashnikov, janë vrarë në vend Kevin Rugova dhe Aurora Oskian, të dy të ulur në krahun e djathtë të mjetit, është plagosur Elvis Gaçaj dhe ka shpëtuar pa dëmtime Eda Gjura. Elvis Gaçaj u shtrua në spital ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirugjikale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy