Burg pa afat për vrasësin e kunatës (VIDEO)

Burg pa afat për vrasësin e kunatës (VIDEO)

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat 34 vjeçarin, Erdet Çapoku, i cili akuzohet për vrasjen e kunatës së tij Enkeleda Çapoku në Paskuqan.

Para gjyqtarit Lazer Sallaku, ai është shprehur se nuk mban mend ngjarjen, por ka pranuar krimin.

Ndërkohë, gjyqtari e cilësoi të ligjshme kërkesën e organit të akuzës pasi sipas tij ekziston mundësia e largimit të dyshuarit, po ashtu edhe mundësia për prishjen e provave.

Avokati i të pandehurit kërkoi 30 ditë burg deri në aktin e ekspertimit të gjendjes së tij mendore, por gjykata e rrëzoi këtë kërkesë.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të 9 Janarit, ku Erdet Çapoku teksa ndodhej në gjendje të dehur, shkelmoi derën në banesën ku jetonte Enkeleda Çapoku, nusja e vëllait të tij së bashku me të ëmën dhe vajzën 17 vjeçe, duke e lënë të vdekur këtë të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy