Aksidentohet për vdekje një biçiklist në Tiranë

Aksidentohet për vdekje një biçiklist në Tiranë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një biçiklisti ka ndodhur mesditen e sotme në Tiranë, kur një kamion ka goditur për vdekje një person të paidentifikuar, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Misto Mame”, me ç’rast policia po punon për sqarimin e rrethanave që çuan në këtë aksident fatal.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat, mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy