
Një 28-vjeçar u arrestua pasi tentoi të vidhte me dhunë një automjet.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë shtetasi me inicialet D.S., kundërshtoi dhe goditi me dhunë efektivin.
“Tentoi të vidhte me dhunë një automjet, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë tentativës për ta parandaluar, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë, ditën e sotme, rreth orës 11:10, në bulevardin e Kasharit, kanë konstatuar një shtetas i cili po tentonte të vidhte një automjet.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar vjedhjen e automjetit, dhe kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës. Në vijim të veprimeve, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.
Ky rast është publikuar me video, në disa rrjete sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.



