I refuzohet kërkesa, do t'i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar, Arbër Çekaj braktis seancën

I refuzohet kërkesa, do t'i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar, Arbër Çekaj braktis seancën

Gjykata rrëzon kërkesën e Arbër Çekaj për të u gjykuar me procedurë të zakonshme. Mësohet se më herët Çekaj i akuzuar për trafikun e kokainës në kontejnerët me banane nga Amerika Latine kishte kërkuar të mos gjykohej me gjykim të shkurtuar, por me procedurë të zakonshme.

Ndërkohë që Gjykata e Posaçme ka hedhur poshtë kërkesën e tij. Në shenjë proteste Arbër Çekaj ka braktisur seancën dhe ka deklaruar që nuk do të mbrohet më nga dy avokatët Maks Haxhia dhe Neshat Fana.

Kjo deklaratë e Çekajt lidhur me avokatët e tij mbrojtës, duket se do të minojë procesin, dhe nuk dihet nëse është një truk ligjor nga ana e të pandehurit.

Seanca e radhës u shty për në 7 maj ku prokuroria do të paraqesë konkluzionet dhe gjykata do të japë vendimin.

Kujtojmë se pak ditë më parë policia ka sekuestruar në Portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një kontejner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.

Konteineri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij. Ai u la në burg nga gjykata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy