Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë. Viktimë ka mbetur Menturie Bici, 53 vjeçe, e cila dyshohet se është masakruar me sopatë nga bashkëshorti i saj.

Pas krimit dhe në gjendje të rënduar psikologjike, 56-vjeçari Qemal Bici ka varur veten në një pemë pranë banesës. Në momentin e krimit fëmijët mësohet se nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas kur kanë ardhur në banesë e kanë gjetur nënën e vrarë dhe më pas të atin të varur në një pemë.
Menjëherë, ata kanë lajmëruar policinë mbi ngjarjen e ndodhur, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



