Përplasja me GJKKO-në shkon në Kushtetuese/ Avokatët kërkojnë shfuqizimin e rregullores për telefonat dhe sigurinë

Përplasja me GJKKO-në shkon në Kushtetuese/ Avokatët kërkojnë shfuqizimin e rregullores për telefonat dhe sigurinë

Përplasja e ashpër mes avokatëve dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lidhur me rregulloren e re të sigurisë dhe ndalimin e futjes së telefonave celularë në ambientet e gjykatës, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

 

Pas padisë së depozituar më herët nga gazetarët, edhe trupa e avokatëve i është drejtuar zyrtarisht Kushtetueses, duke kërkuar shfuqizimin e kësaj rregulloreje të miratuar nga Këshilli i GJKKO-së. 

 

Të dyja palët kundërshtojnë kufizimet e vendosura, duke i cilësuar si pengesë për ushtrimin e lirë të profesionit dhe aksesin në drejtësi e informacion. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka caktuar një datë për shqyrtimin e këtyre kërkesave në seancë.

 

Kjo lëvizje ligjore vjen pas një periudhe të gjatë tensionesh, ku avokatët zhvilluan mbi 50 ditë bojkot të seancave gjyqësore në shenjë proteste ndaj masave të sigurisë. Gjatë kësaj periudhe, për shkak të mospranisë së tyre në procese, gjyqtarët e GJKKO-së vendosën një sërë gjobash ndaj mbrojtësve ligjorë.

 

Burime bëjnë me dije se deri në këto momente, asnjë prej ankimimeve të paraqitura nga avokatët për heqjen e këtyre gjobave nuk është pranuar, duke bërë që masat ndëshkimore të mbeten ende në fuqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy