
Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe ere të fortë ka krijuar probleme në Lezhë.
Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk e përballoj nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër lagje.
Kjo situatë vështirësoi lëvizjen e qytetareve kryesisht në bllokun e banimit 11.2 hektarë të lagjes “Besëlidhja” dhe në lagjen pranë stacionit të trenit.
Moti i keq ka krijuar probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Lezhës.
Dhjetëra fshatra ne Zadrimë dhe bregun e Matës ndodhen në errësirë prej mbrëmjes të së premtes, për shkak të dëmtimit të linjave nga stuhia e shiut.
Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes se Energjisë Elektrike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë ne zonat ku mungon.
Ndërkohë nga reshjet e shiut ka patur rritje të prurjeve ne lumenjtë Drin, Gjadër dhe Mat, por fatmirësisht nuk përbëjnë rrezik për përmbytje, ndërsa situata po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm në tre bashkitë e Qarkut të Lezhës.



