Ministri Balla i kërkon ndihmë homologut në Mal të Zi për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve

Ministri Balla i kërkon ndihmë homologut në Mal të Zi për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve

Në ditën e dytë të kërkimeve për trupin e Almës 39-vjeçe dhe dy fëmijëve ta saj 8 dhe 3 vjeç, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë kërkesë që kërkimet për trupat e nënës dhe fëmijëve të nisin edhe në Mal të Zi.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i ka kërkuar homologut të tij në Mal të Zi të ndihmojnë në kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve që u mbyten në lumin Buna.

Kërkesa është për të nisur kërkimet në afërsi të derdhjes se lumit Buna në detin Adriatik.

Ndërkohë dje u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i 9-vjeçares, Ergesa Arrazi, e cila sipas hetimeve të deritanishme ndoqi nënën e saj në aktin ekstrem për tu vetëmbytur në lumë bashkë me motrën e vëllanë.

Ndërsa sot kërkimet janë bërë më intensive dhe janë përforcuar me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura. Aktualisht dyshohet se Alma u vetëhodh në lumë për shkak të dhunë së bashkëshortit të saj, Erdgys Arrazi.

Për këtë ngjarje tragjike, në pranga përfundoi babai i tre fëmijëve Ergys Arrazi, 31 vjeç, që dyshohet se i ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten 39 vjeçare, Alma Bushati Arrazi, dhe femijet e mitur.

Arrazi ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa tashmë mbi të rëndon akuza e “Shkaktimit te vetëvrasjes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy