
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.
Nga policia raportohet se një grua teksa është ndjerë e frikësuar nga bashkëshorti i cili po ushtronte dhunë ndaj saj, është hedhur nga kati i dytë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në rrugën “Memo Meto”.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”



