Digjet makina e parkuar në Vlorë, ja kujt i përket

Digjet makina e parkuar në Vlorë, ja kujt i përket

Një automjet tip “Opel Zafira” ka marrë flakë në ecje e sipër në qytetin e Vlorës, duke krijuar panik. Makina është shkrumbuar tërësisht, ndërsa zjarrëfikësja kur mbërriti nuk kishte asgjë për të bërë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë.

Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Ramazan Dëraj ka parë të dilte tym nga pjesa e motorit dhe ka dalë jashtë duke tentuar të fikë flakët.

Ai thotë që shkaku ishte një shkëndijë elektrike, të cilën e konfirmon edhe pasagjeri që ishte në mjet.

“Doli tymi, zbrita nga makina, ajo vazhdoi. Impianti mesa duket. Makina kishte 2 orë e fikur. E kam me naftë. Për çerek ore mbaroi, i hodha ujë sa kisha mundësi. Sa erdhi zjarrfikësja kishte mbaruar”, tha drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy