Lëvizte me kallashnikov nëpër qytet, policia arreston 38-vjeçarin në Bulqizë

Lëvizte me kallashnikov nëpër qytet, policia arreston 38-vjeçarin në Bulqizë

Një 38-vjeçar është vënë në prangat e Policisë në Bulqizë, pasi qarkullonte me arme zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gjorica”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: L. M., 38 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas u kap duke qarkulluar me automjetin e tij “Opel”, me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes dhe qarkullimit me armë zjarri me vete”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy