Goditi me thikë të riun pas një konflikti të çastit, arrestohet 51 vjeçari në Cërrik

Goditi me thikë të riun pas një konflikti të çastit, arrestohet 51 vjeçari në Cërrik

Është vënë në prangata e policisë një 51-vjecar i cili pas një konflikti të castitr goditi me mjet prerës një 35-vjecar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shtëpanjë, një shtetas ishte dëmtuar me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. 

Si rezultat i veprime të shpejta policore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të këtij rasti, shtetasit A. H., 51 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në fshatin Shtëpanjë, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës thikë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy