Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me partnerët ndërkombëtarë për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet italiane, është finalizuar ekstradimi nga Roma drejt Shqipërisë i shtetasit Sefer Selimaj, 42 vjeç, i lindur në Tiranë.
42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendim të vitit 2017, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale "Trafikim i personave të rritur", kryer në bashkëpunim.
Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit në Itali, Sefer Selimaj iu dorëzua autoriteteve policore shqiptare në Rinas, me qëllim ekzekutimin e vendimit penal të dhënë nga drejtësia shqiptare.



