Lezhë/ I armatosur me armë zjarri dhe dy mina me telekomandë, vihet në pranga 48- vjeçari

Lezhë/ I armatosur me armë zjarri dhe dy mina me telekomandë, vihet në pranga 48- vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 48- vjeçar pasi ditën e sotme u kap i armatosur me armë zjarri dhe me dy mina me telekomandë.

Drupal Ad

 

 

 

Gjatë operacionit të koduar “Destinacioni”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi ku udhëtonte si pasagjer shtetasi Arben Zagolli.

Nga kontrolli fizik i këtij shtetasi, Policia  i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Zagolli, 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të udhëtimit të 48 vjeçarit i armatosur me armë zjarri dhe mina, si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasit/ve që do të bashkëpunonte në Lezhë, për të kryer ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy