Një i ri nga Gjirokastra ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur me doza kokaine në makinë gati për shitje.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Gjirokastër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Doses", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: M. K., 29 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Arrestimi i tij erdhi, pasi gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë, në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shpërndarje, si dhe një shumë parash prej 38 000 lekësh të rinj, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



