
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Fier, ku është shembur ura në Darëzezë të Fierit.
Në momentin e shembjes së urës, mbi të ka qenë një një mjet i tonazhit të rëndë.
Dyshohet se ura e amortizuar është shëmbur nga pesha e mjetit. Si pasojë e këtij incidenti ka mbetur i plagosur shoferi i mjetitt.
Personi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.



