Plagosi me thikë në qafë 59-vjeçarin pas një konflikti çasti në Korçë, arrestohet autori

Plagosi me thikë në qafë 59-vjeçarin pas një konflikti çasti në Korçë, arrestohet autori

Një konflikt i çastit ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta pasditen e sotme në qytetin e Korçës, duke shkaktuar plagosjen e një personi. 

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të postës së qytetit, ku një 65-vjeçar ka sulmuar me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër, të moshës 59 vjeç.

 

Si pasojë e përleshjes, 59-vjeçari ka marrë një plagë të lehtë në pjesën e qafës. 

 

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas bluzave të bardha, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 Vetëm pak minuta pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit me iniciale N.H.

 

 

Korçë

Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet pas 3 orësh autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 18:40, në rrugën “Edit Durham”, Korçë, shtetasi N. H., 67 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. F., 59 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur që, pas tre orësh kërkimesh, të lokalizojnë, kapin dhe shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme, 67-vjeçarin.

Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy