
Një 38-vjeçar bullgar rezident në Angli është kapur në Morinë, pasi i janë gjetur në automjet lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin bullgar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhe sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin bullgar 38 vjeç, rezident në Angli.



