Gjykata e Lushnjës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Artan Kaboçin, 34-vjeçarin që terrorizoi Policinë e Divjakës mbrëmjen të premtes së kaluar. Ngjarja ndodhi në fshatin Mëhallas të Divjakës, ndërsa në vendimin e dhënë ditën e sotme, gjykata është shprehur se masën e sigurisë i riu duhet ta kryejë në burgun e Zaharisë. Kjo pasi, ndaj tij u vendos shtrim i detyrueshëm në këtë burg.
Në sallën e gjyqit, Artan Kaboçi pranoi që kishte dëmtuar makina e policisë dhe se kërkoi falje për veprimet e kryera. Ndërsa 34-vjeçari mohoi të kishte gjuajtur me armë. Gjashtë muaj më parë ai ka qenë i burgosur në burgun e Zaharisë për veprën penale “dhunë në familje”.



