Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor “Lezhë-Laç”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ku janë përplasur mjeti kamion me drejtues shtetasin Shpëtim Bajrami dhe mjeti me drejtues shtetasin Ded Tosku.

Si pasojë e përplasjes nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Ded Tosku rreth 65 vjeç. Me drejtuesin e kamionit, shtetasin Shpëtim Bajrami, po kryhen veprimet procedurale.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



