
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar me inciale B.S pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Mbi 36-vjeçarin rëndon akuza “Dhunë në Familje”.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.



