Sherri në lokal përfundon me dy viktima në Vlorë

Sherri në lokal përfundon me dy viktima në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të Vlorës.

Sipas informacioneve të para, sherri i nisur në një lokal të fshatit, ka përfunduar me përplasje të armatosur, ku raportohet se dy persona kanë mbetur të vdekur.

Ata janë Mariglen Mema 32 vjeç dhe Artion Shenaj 35 vjeç. Dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe pasi është qëlluar ndaj njërit, personi tjetër Shenaj që është edhe autori i këtij krimi në kushte të rënduara psikologjike ka qëlluar edhe ndaj vetes. 

Menjëherë vendngjarje ka mbërritur edhe policia e cila pritet të mësojë më shumë rreth kësaj ngjarje, që i mori jetën dy të rinjve.

Autori i krimit, Artion Shenaj ka hyrë në lokalin e fshatit dhe është konfliktuar me Mariglen Memën, me të cilin thuhet se ka pasur një konflikt të hershëm, gjatë kohës që të dy jetonin në emigrim.

Në një njoftim paraprak, policia e Vorës thotë se 33-vjeçari Artion Shenaj e ka vrarë 35-vjeçarin Mariglen Memaj në një lokal. Më pas ai është larguar dhe ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait, ku është vetëvrarë.

“Në fshatin Gjormë në një lokal Artion Shenaj, rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur Mariglen Memaj, 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri”, thotë policia në njoftim, ndërsa thekson se “shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", bëjnë me dije blut e qytetit bregdetar.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy