Pas një operacioni intensiv që zgjati disa orë, flakët në fshatin Drenovë të Mallakastrës janë neutralizuar, duke shmangur rrezikun për banesat dhe varrezat e zonës.
Në operacion u angazhuan gjashtë mjete zjarrfikëse dhe mbi 50 efektivë nga disa bashki, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës.
Sipas vlerësimeve paraprake, zjarri përshkoi rreth 10 hektarë sipërfaqe të mbjellë me ullinj dhe pyll me shkurre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi.
Forcat zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë terrenin për të parandaluar riaktivizimin e vatrave dhe për të garantuar që situata të mbetet nën kontroll.



