Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin

Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në aksin rrugor Vlorë - Kotë, ku automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. Z., 44 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin J. D., 48 vjeç, këmbësor. 

Menjëherë pas përplasjes 48-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy