Një i moshuar rezulton i zhdukur prej dy ditësh dhe djali i tij ka kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.
Shtetasi T. A., 50 vjeç, ka njoftuar sallën operative, se në rrjedhën e lumit Devoll, dyshohet se është mbytur babai i tij, shtetasi R. A., 80 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, i cili që prej datës 31.08.2023, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe së bashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.
Familjarët kanë deklaruar se shtetasi R. A., kishte probleme të shëndetit mendor.
Aktualisht vijojnë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.



