Familjarët e autorit të vrasjes, homazhe për Ariela Muratin

Familjarët e autorit të vrasjes, homazhe për Ariela Muratin

Vrasja e Ariela Muratit pak ditë më parë pranë Fakultetit të Mjekësisë tronditi opinionin. Pak disa pas ngjarjes së rëndë, familjarët e autorit, Aldison Belulaj, kanë bërë dje homazhe në vendin e ngjarjes.

Në vendin ku u vra Ariela, ata kanë vendosur një kurorë me lule me mbishkrimin: “Ariela Murati. Shpirti yt u prehtë në paqe. Ngushëllimet më të thella dhe keqardhje u shprehim familjarëve të tu. Nga familjarët Belulaj”.

Mësohet së familjarët e autorit kanë kërkuar të shkonin në familjën e Arielës, por nuk janë lejuar nga familjarët e Arielës.

Studentja e juridikut u vra pak ditë më parë nga ish-i dashuri Aldison Belulaj, i cili nuk e pranonte vendimin e saj për t’i dhënë fund lidhjes së tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy