
Gjykata e Durrësit ka liruar përgjegjësin teknik të fabrikës së tullave në Maminas që u dogj tre ditë më parë, me masën “detyrim paraqitje”.
Nga zjarri ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili pati mbetur i plagosur ditën e shpërthimit të zjarrit në një fabrikë tullash në Maminas.
Nga ana tjetër, policia ka arrestuar përgjegjësin teknik të fabrikës së tullave, një 67-vjeçar.
Shtetasi i arrestuar është me inicialet B.Z., bën me dije Policia e Shtetit.
Ndërkohë për viktimën, B.B., bëhet me dije nga policia se nuk janë respektuar rregullat e mbrojtjes në punë. Si pasojë, ka ndodhur edhe lëndimi fatal.
Ngjarja ka ndodhur më 28 maj rreth orës 11:00. Në çastin e zjarrit, në fabrikë kanë qenë rreth 120 punëtorë. Dyshimet mbi incidentin kanë rënë mbi një shkëndijë elektrike sipas zjarrfikësve të Durrësit.



