
Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilëve iu gjet 1.610 kilogramë kokainë, një pistoletë dhe 25 mijë euro kesh.
Dy shqiptarët sapo panë policinë, u munduan të ndryshonin rrugë për të mbërritur te makina e tyre me një ecje të dyshimtë.
Një manovër e tillë ngjalli dyshimet e policisë, të cilët vendosën që t’i kontrollojnë, por u përballën me një nervozizëm të pajustifikuar të tyre.
Qeni antidrogë që kontrolloi shqiptarët dha sinjal të qartë, duke bërë që policia të ushtrojë kontroll personal dhe të banesës.
Në banesën e tyre në komunën e Impruneta, u gjetën dy pako me kokainë me peshë 1.6 kilogramë, të fshehura brenda jastëkëve të divanit si dhe 25 mijë euro të mbështjellë me çarçaf.
Ndër të tjera u gjet edhe një pistoletë e kalibrit 8, duke çuar në arrestimin e dy shqiptarëve dhe sekuestrimin e materialeve të gjetura.



