Po transportonte 8 afganë kundrejt pagesës, në pranga 55-vjeçari

Po transportonte 8 afganë kundrejt pagesës, në pranga 55-vjeçari

Një 55-vjeçar nga Lushnja u arrestua nga policia pasi transportonte 8 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës. 

Ai po transportonte drejt Tiranës, 8 shtetas nga Afganistani, të cilët kishin si synim kalimin ilegal të kufirit me Malin e Zi.

NJOFTIMI

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Roads". 

Transportonte 8 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të kufirit në mënyrë të paligjshme, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari. 
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqipinjat", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte drejt Tiranës, emigrantë që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me Malin e Zi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Roads". 

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Plepa-Durrës, u bë e mundur kapja dhe arestimi në flagrancë i shtetasit G. H., 55 vjeç, banues në Lushnjë.  Ky shtetas po transportonte kundrejt pagesës, me automjet, drejt Tiranës, 8 shtetas nga Afganistani, të cilët kishin si synim kalimin ilegal të kufirit me Malin e Zi. 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar afër banesës së 55-vjeçarit, u gjetën 82 bagëti të imëta (viça), të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar në Shqipëri.  Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy