Në një vendngjarje, hetuesit jo gjithmonë gjejnë një zgjidhje. Jo gjithmonë mund të ketë një rezultat për gjetjen e autorëve. Nëse nuk gjen asnjë provë shkencore në një krim të vrasjeve, atëherë duke njohur identitetin e viktimës duhet të gjesh një motiv për të hulumtuar. Nëse nuk gjurmon dot një motiv, bëhet gjithmonë e më veshtire, megjithate nëse nuk ka një motiv të qartë ose mund të ketë disa të tillë, atëherë do të shkosh nga individi tek motivi.
Pse gjithmone në një krim vrasjeje thuhet se nëse nuk gjendet ditët e para nuk ka një shans për të gjetur më autorët, sepse është sigurimi dhe mbledhja e provës materiale. Ajo që të ndihmon shkencërisht në një vend ngjarje është një objekt apo një bisht cigare, mund të jetë një pike djerse, ose nje qime floku, një stërkalë peshtyme apo edhe një sekrecion hundesh. Ka 0 mundësi që në një lëvizje të autorit brenda një autmomjeti, apo në një vendngajrje një nga këto të katërta të mos evidentohet. Gjatë lëvizjeve ose fija e flokut, ose djersa, sekrecioni hundeve apo stërkala e pështymës të mos shkëputet nga trupi I njeriut. Nëse në vendin e ngajrjes nuk është gjetur asgjë nga këto atëherë ka një perqindje të ulët zbulueshmërie.
Më pas një hetues shkon në fazën e dytë duke ju larguar suksesit qe është shasia e një automjeti, apo lëvizja e tij. Në rastin tonë të gjitha automjetet janë të vjedhura, dhe më pas të djegura. Faza e dytë është pjesa e hulumtimit të kamerave që ndodhen nëpër rrugën që kanë përshkuar autorët e një krimi. Kjo do një punë voluminoze dhe burime njerëzore. Por nëse dështon edhe kjo fazë identifikimi, një hetues shkon në një tjetër fazë atë të identifikimit me anë të qelizës së një telefoni. Çdo kush ka një telefon, ndërkohë që vetë grupet e vrasësve janë të ndertuar në mënyrë të atille që dikush duhet të vëzhgojë një vend krimi dhe të informojë personat që do të kryejnë më pas qitjen me armë. Nëse ngjarjet kanë ndodhur në zona periferike ku ka pak komunikime telefonike I bëhet më e lehtë: më e lehtë bëhet akoma më shume kur krimi ndodh në orët e vona të natës.
Marrim rastin e fundit të një vrasjeje të ndodhur në Tiranë, ajo në Kashar.
Jemi në orën një të natës. Jemi në periferi të Tiranës. Autorët priten largimin e personave të fundit që ndodheshin në godinë dhe më pas kryen aktin e tyre. Në atë moment, pjesa më e madhe e banorëve të fshatit kanë qenë duke fjetur, por mund të përkojë që edhe dikush mund të jetë në një komunikim telefonik. Antena e kompanive celulare do të japë të gjithë komunikimet e tyre. Sa shanse ka që në atë moment në atë zone të jene duke komunikuar në telefon një numër i madh personash.
Nëse gjen telefonatat e bëra nga ai vend me pas nis edhe gjetjen e personave që i disponojnë ato, bën shoqërimin e personave dhe marjen në pyetje të tyre. Ka edhe menyrën e ndjekjes së lëvizjes se një numri me anë të qelizës së celularit. Në fund të këtyre procedurave nëse vrasësit nuk kanë lënë asnjë gjurmë të tillë, e cila vështirë të ndodhë, gjithçka kthehet, në pikën 0.



