
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Risku”, një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bërxullë, pasi në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë me municion, e poseduar pa leje.
Sipas Policisë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, pas kontrolleve, hetimeve dhe informacioneve operative të siguruara në kuadër të goditjes së rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe identifikimit të personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale, finalizuan operacionin.
Gjatë kontrollit të ushtruar me vendim gjykate në banesën e shtetasit J. K., 43 vjeç, u sekuestrua një pistoletë, krehri i saj dhe 7 fishekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 43-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Policia bën me dije se kontrollet dhe verifikimet vijojnë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.



