Drejtoria e Përgjithshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në bashkëpunim me shërbimet e D.V.P Shkodër kanë organizuar një plan operacion në njësinë administrative Pult, Shkodër në vijim të goditjes së veprimtarisë kriminale me qëllim identifikimin e parcelave të mbjella, ambjenteve të përshtatura për grumbullim, tharje, magazinim dhe trafikimin e lëndëve narkotike cannabis sattiva dhe asgjësimin e tyre.
Në kuadër të këtij operacioni mësohet se kanë marrë pjesë 150 forca policore nga FNSH Tiranë dhe Shkodër.
Në vijim të këtij operacioni u zhvilluan kontrolle në vendin e quajtur "Fra i Madh" në Pult dhe si rezultat i veprimeve të kryera u arrit që të identifikohen 3 sera në tokë pa pronar të përshtatura për grumbullimin dhe tharjen e lëndëve narkotike brënda të cilave u gjetën 6555 bimë të dyshuara cannabis sattiv.
"Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale të fushës së kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 Kodit Penal" - njofton policia.



