
Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të Lorenc Dida 29 vjeç nga Gjirokastra.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele rreth orës 12:00, në lagjen "11 Janari", në afërsi të Shkollës së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër.
Burime policore bëjnë me dije se gjithçka ka ardhur pas një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., i cili u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
I riu është plagosur ne krahë dhe këmbë, ndërsa policia vijon punën intensive për kapjen e shtetasit P. K.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



