Një aksident krejtësisht i pazakontë ka ndodhur sot në varrezat publike të qytetit të Fierit, teksa një makinë është përplasur me disa nga varret.
Një automjet tip “ Volkswagen” i drejtuar nga një i moshuar është përplasur me një qivur teksa ka humbur kontrollin e automjetit.
Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet se pse aksidenti ka ndodhur dhe cilat janë rrethanat.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia i cili e ka shoqëruar në komisariat për të zbardhur rrethanat e kësaj përplasjeje me dëme materiale.



