Dënohen me 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç në Kosovë

Dënohen me 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç në Kosovë

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka dënuar me 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, në janar të vitit 2018.

 

Drupal Ad

 

 

 

Marko Roshiq është dënuar me 8 vjet burgim për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal lidhur me vrasje të rëndë si dhe me 10 mijë euro gjobë.

Nedelkjo Spasojeviq është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe me gjobë prej 4 mijë euro. Të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Dragisha Markoviq është dënuar me 4 vjet burgim për bashkëkryerje në veprën penale vrasje.

Ndërkaq, Zharko Jovanoviq është dënuar me 4 vjet burgim për bashkëkryerje të veprës dhe me 1 mijë e 500 euro gjobë për posedim të armëve.

Serbia ka nisur hetime të veçanta në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, më 16 janar 2018.

Oliver Ivanoviç ka qenë udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Liria Demokraci, Drejtësia” kur është vrarë.

Në fillim të vitit 2014, ai ka qenë edhe një nga kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Veriut, kur është ndaluar nën dyshimet se ka kryer krime lufte.

Në shkurt të vitit 2017, Gjykata e Apelit e Kosovës ka urdhëruar një rigjykim të Ivanoviçit, pasi, në vitin 2016, është dënuar me nëntë vjet burg për krime lufte kundër civilëve të Kosovës, në vitet 1999 dhe 2000.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy