
Drejtuesi i Policisë Rrugore në kryeqytet Roven Zerka është arrestuar me urdhër të SPAK.
Gazetari Artan Hoxha tha në studion e MCN Live se ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe se informacionet që serviren në media nuk janë të qarta.

Sipas Hoxhës është bërë e udhës që të jepet një pretencë pa u marrë vesh mirë se çfarë ka ndodhur.
Më tej gazetari tha se problemi më i madh sot në Tiranë janë kamionët e ndërtimit që lëvizin ditën për diell dhe që nuk i ndalon askush.
Nuk kemi parë akoma të dalin me masën e sigurisë dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. I fusin një pretencë dhe të bëhet çfarë të bëhet.
Që policia përfshihet në ngjarje kjo ndodh gjithandej. Problemi i madh që ka Tirana janë kamionët e rëndë të ndërtimit. Policia nuk i përballon dot, se merr një telefonatë nga lart.
Në çdo cep të Tiranës do shohësh kamionë të tonazhit të rëndë që nuk i ndalon askush. Nga e marrin guximin ata? Policia që nuk le plak pa kapur me majdanoz dhe kur sheh këta kamionë që po shkatërrojnë rrugë e rrugica nuk i luan njeri. Ato duan t’i shmangen policisë. Sot kishin paguar policinë bashkiake, nuk hyjnë në rrugë kryesore se aty rri patrulla e Policisë së Shteti. Të shkosh shef qarkullimi, problemi nr. 1 është përballja me kamionët.
Nuk parë asnjë vendim gjykate. Lëvizin tonalitete me dhe.
Çfarë më duhet aksidenti atje, se do burojë se është bukosur kryeqyteti. A ka krim më të madh që lëvizin me qindra kamionë në qytete? Çdo kullë ku ndërtohet, poshtë ke dhjetëra kamionë, dhe e bëjnë në mes të ditës për diell. Këta duan ta çojnë gjatë ditë, të bllokojnë trafikun, të shkatërrojnë rrugët.
Tirana ka qenë e asfiksuar cep më cep.
Ky nuk ka qenë aty, ka ardhur nga Rendi. Fakti që Drejtoria e Përgjithshme bëri konkurs, mesa duket i ka përmbushur. Nuk e kam dëgjuar që ky të ketë qenë oficer problematik. Këta kanë historik si familje në Policinë e Shtetit.
Kemi vetëm një të dhënë që na e kanë servirur. Ca thonë që ia futi vrapit, ne i pamë pamjet, s’kishte vepruat. Ku është prova që ia futi vrapit. Kush e nxori foton? Pamë videon, s’kishte ndodhur. Në procesverbal nuk thuhej që kundërshtoi urdhrin e policisë.
Si lëvizin kamionë 40 tonë dhe nuk i ndalon njeri. Kush është kryetari i bashkisë? Rama, a e di Rama kush po ndërton tek Teatri, tek 5 maji. Nuk lëviz nëpër qytete, nuk i sheh kamionët që lëvizin. Pse nuk vepron. Hallka më e dobët që mund të godasim.
Ditën që ka ndodhur kjo, qyteti ka qenë i asfiksuar. Do bllokohet kjo se përdorim policin në vend të semaforëve. 500 euro merr ai polici aty.
Industria e ndërtimit thyen çdo barrierë, po iu ktheve kundër të shkarkojnë nga detyra.



