U kap duke tranportuar kanabis, 38-vjeçari shqiptar arrestohet në Angli

U kap duke tranportuar kanabis, 38-vjeçari shqiptar arrestohet në Angli

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet angleze, pasi u kap me lëndë narkotik të llojit kanabis që arrinte në vlerën e 85.000 paundëve. Pas arrestimit, gjykata në Angli e ka dënuar shqiptarin me 18 muaj burg. Altin Boriçi, 38 vjeç, banor në Birmingam, Angli, u shpreh se vendimi për të qenë një korrier droge ishte gabimi më i madh i jetës së tij.

Oficerët e policisë gjetën në makinën e 38-vjeçarit 25 kilogramë kanabis. Në dëshminë e tij, Boriçi, baba i dy fëmijëve, tha se paguhej 1250 paund si korrier.

Sipas avokatit të tij mbrojtës, Boriçi u largua nga vendi i tij në vitin 1999 dhe u bë nënshtetas britanik. “Ai është një i vetëpunësuar si pastrues xhamash dhe gjatë pandemisë, biznesi i tij pati vështirësi”, ka thenë avokati. Më tej, ai shtoi se për shkak të problemeve financiare, një mik e prezantoi Boriçin me dikë që i propozoi të fitonte 50 paundë për çdo kilogramë të transportuar drejt Skocisë. 38-vjeçari ka shprehur pendesë për veprën e paligjshme, por kjo nuk e ka shmangur dënimin me burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy