Një person është gjetur pa shenja jete dhe i dekompozuar ditën e sotme në banesën e tij në Korçë. Mësohet se viktima është identifikuar si Vangjush Prodani, rreth 70 vjeç.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se i moshuari prej tre muajsh nuk kishte pasur kontakte me familjarët pasi jetonte i vetëm në banesë dhe nuk është parë as nga banorët e lagjes.
Kjo ngre edhe dyshimet se 70-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë, megjithatë pritet të kryhet ekspertiza për të përcaktuar kohën që viktima ka qenë në banesë kur ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.



