I vodhi valixhen me para dhe flori kushërirës, në kërkim i riu me të dashurën e tij

I vodhi valixhen me para dhe flori kushërirës, në kërkim i riu me të dashurën e tij

Dy të rinj janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë vjedhur një valixhe, brenda së cilës gjendeshin 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro dhe bizhuteri floriri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, bënë shpalljen në kërkim të shtetasve: Lefter Dauti, 36 vjeç banues në Tiranë, dhe Qamile Hakorja, 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër.

36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij, shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, Qamile Hakorja, ka organizuar vjedhjen e valixhes.

26-vjeçarja është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy