24 punëtorë indianë vdesin në aksidentin mes dy kamionëve

24 punëtorë indianë vdesin në aksidentin mes dy kamionëve

Së paku 24 persona kanë vdekur dhe 35 të tjerë janë lënduar kur një kamion i mbushur me punëtorë imigrantë u përplas me një kamion tjetër në pjesën veriore të Indisë.

Aksidenti ndodhi para agimit, kur kamioni i mbushur me punëtorë u përplas me një kamion tjetër, që ishte parkuar afër një restoranti në rajonin Uttar Pradesh, bëri të ditur një zyrtar lokal.

“Operacioni i shpëtimit pothuajse ka përfunduar dhe 24 persona kanë vdekur në aksidend”, tha zyrtari Abhishek Singh Meena, duke shtuar se 20 të tjerë kanë pësuar lëndime serioze, ndërsa 15 lëndime më të lehta.

Qeveria indiane e ka futur vendin në karantinë para shtatë javëve në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke shkaktuar krizë për qindra miliona banorë që varen nga pagat ditore për të mbijetuar, shkruan “Reuters”.

Për shkak të mungesës së punës dhe linjave të pakta të transportit publik, shumë punëtorë të zonave rurale po përpiqen të kthehen në shtëpitë e tyre duke ecur në këmbë ose përmes transportit me kamionë.

Ky nuk është aksidenti i parë ku u përfshinë punëtorët imigrantë këtë muaj. Më 13 maj, gjashtë imigrantë që ishin nisur në këmbë për në shtëpi u goditën për vdekje nga një kamion që po lëvizte me shpejtësi të lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy