Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkurë teksa ka qenë duke lëvizur në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në afërsi të tunelit të Skërficës, ku një automjet me drejtues shtetasin S. Sh., ka marr flakë, në ecje.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku raportohet vetëm për dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



