“Green Border” u kodua një operacion i policisë së Korçës, gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë, kundrejt fitimit 600 deri në 800 euro.
Gjatë këtij operacioni, u kap në Tresenik, dhe u vu në pranga shtetasi B. M., 41 vjeç, banues në fshatin Tresenik, Devoll, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
41-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin K. I., që jeton në shtetin grek, dhe është arrestuar në Greqi, për të njëjtën vepër penale, kanë ndihmuar për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme tre shtetas, ndërmjet tyre dhe një foshnjë 9 muajsh me mamanë e saj, nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga pika e kalimit kufitar Kapshticë, për në shtetin Grek.
Po nga hetimet dyshohet se ky shtetas këtë veprimtari kriminale e ka kryer dhe më parë në bashkëpunim me shtetasin e arrestuar në Greqi nga policia greke, pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të DVKM Korçë dhe Policisë Kufitare greke.



