
Një person rreth 45-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri në afërsi të lumit Shkumbin në lagjen Çezmë, Peqin.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.
Ndërkohë viktima është dërguar në morgun e qytetit të Elbasanit për ekzaminime të mëtejshme.



