
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar nëntë persona të infektuar me koronavirus, nga 1.694 testime të kryera. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 14 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.200.
MSH-ja njofton se numri i personave të infektuar me COVID-19 deri më tani është 107.619, i të vdekurve 2.250 dhe janë kryer 651.875 testime.
Përsa i takon procesit të vaksinimit në Kosovë në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës. Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



