
Ministria e Brendshme e Bosnjës dhe Hercegovinës specifikon sot se më 1 janar, në orën 10:05 të mëngjesit, policia mori një raport se tetë të rinjë janë gjetur të vdekur në një shtëpi pushimi në fshatin turistik Tribistovo, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës, shkruan portali fokus.ba.
Hetimi përcaktoi se tetë të rinjtë të cilët vdiqën në prag të Vitit të Ri në Tribistovo, ka shumë të ngjarë të jenë mbytur nga asfiskia nga një gjenerator i vendosur aty, njoftoi Ministria e Brendshme e Kantonit të Hercegovinës Perëndimore.
"Me urdhër të prokurorit të qarkut në Široki Brijeg, trupat e viktimave u transportuan në Departamentin e Patologjisë të Spitalit Klinik Universitar Mostar, ku do të kryhet autopsia, pas së cilës do të dihen shkaqet e vdekjes," tha deklarata.
Gjeneratori po punonte
Sipas një burimi pranë hetimit, gjeneratori nga i cili rrodhi monoksidi vdekjeprurës i karbonit, i cili helmoi tetë jetë të rinj, ndodhej në një dhomë më të vogël që i ngjan një qilari, e cila ishte e lidhur përmes një dritareje me një dhomë më të madhe ku ishin të rinjtë dhe të cilët i kishte zënë gjumi. Në atë qilar, një derë ishte e mbyllur dhe tjetra e hapur, ndërsa dritarja ishte mu përballë dhomës ku ishin vajzat dhe djemtë.
Gjatë hetimit, u përcaktua që dritarja ishte gjysmë e hapur dhe, ka shumë të ngjarë, që gazrat e shkarkimit, posaçërisht monoksidi i karbonit, ti ketë mbytur tetë të rinj.
Ishtë e qartë se ata nuk kishin ide se nga se mund tu vinte vdekja, sepse gjeneratori ishte ende duke punuar në kohën kur hetuesit erdhën në shtëpi dhe zbuluan trupat e tyre të vdekur.
Sipas mediave boshnjake të rinjtë i përkasin moshës prej 18-20 vjeç, përkatsisht Ivan Miličević, i lindur më 29 gusht 2001 në Posushje, Stipe Romić, i lindur më 27 shtator 2001, vdiq në Posušje, Mirela Rezo e lindur më 8 shtator 2001 në Zvicër, banuese në Posushje, Žana Pavković, e lindur më 15 shtator 2001 në Split, banuese në Posushje, Mia Soldo, e lindur më 4 gusht 2001 . në Split, me banim në Sutina, Posushje, Stipe Pavković, i lindur më 22 shtator 2001. në Mostar, me banim në Vrpolje, Marija Pavković, e lindur më 16 prill 2001. në Split, me banim në Vrpolje, Posushje dhe Stjepan Jukić, i lindur më 9 gusht 2001. në Mostar, me banim në Batin, Posushje.
Pas përfundimit të hetimit, trupat u transportuan në Mostar, ku, sipas prokurorisë, së pari duhet të kryhet testimi për Covid-19, dhe më pas tu bëhej autopsia.



