Lushnjë/ Zbulohen dy lokale ku viheshin baste sportive, procedohen penalisht 4 persona

Lushnjë/ Zbulohen dy lokale ku viheshin baste sportive, procedohen penalisht 4 persona

Policia e Lushnjës ka proceduar penalisht pronarët e dy lokaleve ku viheshin baste sportive me celularë.

Bëhet me dije se nisi procedimi për  T., 56 vjeç dhe R. Ç., 29 vjeç, si dhe për 2 shtetas që u kapën duke vënë baste në këto ambiente, B. B., 56 vjeç dhe M. T., 65 vjeç, të katërt banues në Lushnjë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve, të cilët kishin faqe online aktive, për vënie bastesh sportive.

Njoftimi: Lushnjë

Kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, zbulojnë 2 lokale të tjera ku viheshin baste sportive, me celularë.

Procedohen penalisht 2 pronarët e lokaleve dhe 2 shtetas që u kapën duke luajtur.

Sekuestrohen 4 celularë me faqe aktive bastesh në ta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale, në lagjet “Kongresi” dhe “Loni Dhamo”, viheshin baste sportive, me celularë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për 2 pronarët e lokaleve, shtetasit F. T., 56 vjeç dhe R. Ç., 29 vjeç, si dhe për 2 shtetas që u kapën duke vënë baste në këto ambiente, B. B., 56 vjeç dhe M. T., 65 vjeç, të katërt banues në Lushnjë.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale celularët e këtyre shtetasve, të cilët kishin faqe online aktive, për vënie bastesh sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy