Dibër/ Kërcënoi biznesmenin me bombë false dhe kërkoi 50 mijë euro, pranga 21-vjeçari

Dibër/ Kërcënoi biznesmenin me bombë false dhe kërkoi 50 mijë euro, pranga 21-vjeçari

Policia e Dibrës ka zbardhur brenda pak orësh një ngjarje të rëndë dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin E. K., 21 vjeç, në kuadër të operacionit të koduar “Kërcënimi”. I riu akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

 

Ngjarja ka ndodhur dje, më 02.10.2026, rreth orës 14:30, në ambientet e një karburanti në pronësi të shtetasit Z. Sh. Autori kishte vendosur aty një kuti të dyshimtë me ekran, pjesë elektronike dhe tela, duke imituar një pajisje shpërthyese të telekomanduar.

 

Mbi kuti, ai kishte lënë një letër kërcënuese ku pretendonte se brenda kishte lëndë plasëse C4 dhe sensorë lëvizjeje. Përmes saj, ai kërkonte një gjobë prej 50 000 eurosh që duhej paguar në kriptomonedha, duke kërcënuar me shpërthim nëse lëvizej kutia ose nëse njoftohej policia.

 

Pas ndërhyrjes së forcave speciale xheniere të RENEA-s, u bë hapja e kutisë dhe rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë shpërthyese. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme, ndërsa po hetohet nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy